Underadio….. është fuqia e fëmijëve!

Written by on March 24, 2017

UNDERADIO

Save the Children e konsideron pjesëmarrjen e fëmijëve si jetike për zhvillimin pozitiv të fëmijëve si individë, por njëkohësisht edhe për shoqërinë pasi rrit dhe ushqen qytetarë të ndërgjegjësuar me të drejtat dhe detyrat e tyre. Fëmijët duhet dhe mundet të përfshihen në mënyrë aktive në familje, komunitet dhe më gjerë në shoqëri, si qytetarë aktiv dhe duke iu krijuar hapësirën dhe mjedisin e sigurt për çfarë duhet të mendojnë dhe veprojnë.

Ne, mbështesim fëmijët që të ndërmarrin iniciativa dhe gjithashtu të marrin pjesë në promovimin dhe monitorimin e të drejtave të tyr

 

Ky forum është modeli më i mirë sesi të rriturit mund të mbështesin fëmijët për të praktikuar të drejtën e pjesëmarrjes dhe për të kuptuar më shumë se çfarë përfitimesh sjell për ata vetë por edhe për fëmijët e tjerë.

 

Organizata Save the Children, beson dhe promovon çdo praktikë dhe përvojë të pjesëmarrjes së fëmijëve në cdo aspekt të jetës, qeverisjes dhe jetës në familje dhe komunitet. Pjesëmarrja e fëmijëve ka ende rrugë të gjatë për të ndjekur dhe në veçanti do kërkojë ndryshim të mentalitetit të të rriturve për të krijuar cdo mundësi dhe hapësirë për ta promovuar dhe kthyer në një praktikë të përditshme dhe të zakonshme për veten dhe fëmijët.

 

Nëse bota do të shikonte me sytë e një fëmije, gjysma e problemeve në botë do të ishin zgjidhur, ndërsa gjysma tjetër nuk do të kishte ekzistuar…

 

“Do ta konsideroja si një etapë të jetës sime. Jam rritur dhe jam pasuruar me dije, aftësi, miq, shokë, eksperienca dhe kujtime të bukura”

 

“Kam mposhtur pasiguri e emocione, kam krijuar njohje të reja, kam mësuar si të punoj në grup, sa e rëndësishme është kjo e jam argëtuar. Mendoj se të gjithë kemi marrë diçka me vete”

 

“Jam bërë pjesë e këtij grupi reth 5 vite më parë. Një kushërira ime më tregoi për eksperiencat në këtë grup dhe më pëlqyen shumë prandaj vendosa të bashkohem, më ka ndihmuar shumë”

 

Kur fëmijët mësojnë të drejtat e tyre dhe më pas sesi të përdorin këto mekanizma, aktivizmi i tyre si qytetar zhvillohet më tej dhe njëkohësisht mësojnë mënyrat sesi të ndikojnë politikat e vendit.

Ne besojmë se rruga dhe jeta e Underadios është shumë e gjatë dhe do të ketë shumë sukses. Ky sukses lidhet me pasionin, angazhimin dhe besimin se vetë fëmijët mund të ndikojnë pozitivisht jetët e tyre dhe të bashkëmoshatarëve përmes ushtrimit të të drejtës për pjesëmarrje, si dhe bashkëpunimit me të rriturit dhe institucionet.

“Fuqia, besimi dhe aktivizmi ynë vazhdon më tej me më shumë fëmijë e të rinj dhe me më tepër bindje për të përmirësuar situatën e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë”

 

Kjo përvojë pozitive nxiti fëmijët që të ndërtonin mbi këtë arritje dhe të shtonin përpjekjet e tyre për të ngritur më tej njohuritë dhe ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre në lidhje me të drejtat e fëmijëve.

U them të gjithë bashkëmoshatarëve të mi të marrin pjesë në grupe të tilla dhe pse jo në Zërin 16+… . Përsa i përket të rriturve do doja tju thoja që ti marrin më seriozisht mendimet tona “

 

“Mbështetja më e madhe që ne kërkojmë është ajo e bashkëmoshatarëve tanë. Bëhuni pjesë e Zërit 16 + dhe e të drejtës tuaj!”

. Njëkohësisht, vetë fëmijët dhe të rriturt shprehen se ka ende shumë punë për të bërë që e drejta e pjesëmarrjes së fëmijëve të zbatohet kudo, në familje, shkollë, komunitet, qeverisje vendore dhe qëndrore. Mësuesit dhe prindërit janë të parët që duhet tu besojnë më tepër atyre dhe ti mbështesin dhe më fort.

“Fëmijët janë fantastik. Mënyra e drejtpërdrejtë e shprehjes së problemeve, qartësia me të cilën japing alternativa dhe zgjidhje është e mrekullueshme. Puna që bëhet me këta fëmijë të jep shpresë se do bëhen qytetarë aktiv, tashmë ata janë qytetarë aktiv”

“Fëmijët punojnë shumë, u duhet ndonjëherë të punojnë dhe përpiqen më shumë të bindin të rriturit sepse ende nuk kanë besim tek ata. Mentaliteti i shoqërisë që ekziston është thyer nga Zëri 16 + por ka ende shumë punë për të bërë”.

 

“Me fëmijët dhe Zërin 16 + kemi hapur një rrugë dhe ngritur një praktikë ku mund të ecin dhe të tjerët, madje dhe vetë të rriturt për të advokuar për të drejtat e tyre”.

Njëkohësisht, më tepër punë do të nevojitet për të krijuar hapësirë nga të rriturit për zërin e fëmijëve më në nevojë, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e familjeve të varfëra, fëmijët e minoritetit Rom dhe Egjiptian, fëmijët pa kujdes prindëror etj.

 

Ky ndryshim i mentalitetit nuk është i lehtë por puna e Zërit 16 + ka ndikuar pozitivisht dhe ka filluar të thyejë tabutë dhe mentalitetin e të rriturve, siç shprehet dhe më poshtë në disa nga fjalët e tyre:

Fëmijët kanë fituar dhe zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik, kanë zhvilluar besim, vetëvlerësimin e tyre, kanë ushtruar gjykimin e tyre mbi një numër çështjesh që prekin fëmijët dhe kanë adresuar shkeljet dhe neglizhencën ndaj të drejtave të tyre.

Fëmijët kanë arritur të krijojnë lidhje të forta me institucionet vendore, kanë marrë pjesë në vendimit e qeverisë lokale, dhe kanë ndikuar në proçeset dhe vendimet me interes për fëmijët.

 

Shumë e thjeshtë- Fryma e grupit, të mësuarit përmes argëtimit, marrdhëniet me njëri-tjetrin, besimi tek njëri-tjetri, sfidat e reja të kombinuara me arritjen e rezultateve për të drejtat e fëmijëve, mirënjohja nga vetë fëmijët, mësuesit, autoritetet, prindërit, atmosfera e ngrohtë dhe mjedisi pranues për të gjithë fëmijët, janë vetëm disa nga vecoritë që e bëjnë “Zërin 16 +…” ndryshe, shprehen fëmijët.

 

  • Shakatë na karakterizojnë! Dramat kanë qenë aktivitet më të sukseshme për shkak të bashkëpunimit dhe besimit që kemi krijuar! Ne jemi një familje.

 

  • Mund të them se si grupi ynë nuk mund të gjesh lehtë, sepse cdo aktivitet apo ndonjë gjë tjetër kryhet me vendimin apo idenë e cdo personi. Të gjithë veprojmë sikur të ishim një trup i vetëm.

 

  • Kujtimit e mia në këtë grup janë të pafundme pasi tek Zëri mësojnë duke u argëtuar si grup.

 

 

Underadio…..është fuqia e fëmijëve!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


[There are no radio stations in the database]