Udhëzues për bashkëpunimin e Institucionit të Avokatit të Popullit me Fëmijët dhe me Shoqërinë Civile.

Written by on June 6, 2018

Për herë të parë hartohet një udhëzues për bashkëpunimin e Institucionit të Avokatit të Popullit me Fëmijët dhe me Shoqërinë Civile.
Grupet e Fëmijëve “Zëri 16+”, që operojnë në 4 qytete të Shqipërisë si Durrës, Burrel, Elbasan, Dibër dhe Tiranë, ndihmuan dhe morën pjesë në hartimin e tij. Ata dhanë mendimet, eksperiencat dhe sugjerimet e tyre mbi mekanizmat e bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit me synimin për ta sjellë Avokatin e Popullit më afër fëmijëve. Ky udhëzues do të jetë në funksion të përmbushjes së misionit, rolit dhe prioriteteve të punës së institucionit të Avokatit të Popullit në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe garantimit të të të drejtave të fëmijëve.
Gjatë prezantimit të këtij Udhëzuesi, i organizuar nga Avokati i Popullit dhe Save the Children, me 1 Qershor #DitaNdërkombëtare e Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Komisionerja e Seksionit të Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve, theksoi rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve dhe të Shoqërisë Civile në hartimin e këtij udhëzuesi i cili do të sjellë një qasje pozitive drejt përmirësimit të bashkëpunimit midis tyre dhe respektimit tërësor të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Të ftuar dhe pjesëmarrës të tjerë kryesor në këtë prezantim ishin Znj. Besa Shahini, Zv/Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përfaqësues i UNICEF, fëmijë, prindër dhe mësues të fëmijëve. Hartimi i këtij udhëzuesi dhe prezantimi i tij u zhvillua në kuadër të projektit “Nga Fëmijët për Fëmijët”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar dhe zbatuar nga Save the Children në bashkëpunim me Zyrën e Avokatit të Popullit dhe Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Continue reading

[There are no radio stations in the database]