Raportit te ri Global “Shume Femije te Perjashtuar”

Written by on June 6, 2018

Shqipëria renditet në vendin 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën sipas Raportit te ri Global “Shume Femije te Perjashtuar”. Ky pozicionim tregon se në Shqipëri ka ende disa fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre. Treguesit me shkallën më të lartë lidhen me vdekshmërinë e fëmijëve, vonesën në rritje të fëmijëve nën moshën 5 vjeç si dhe lindjet nga vajzat adoleshente. Më pas vjen vlerësimi për fëmijët jashtë sistemit arsimor (fillor, të ulët dhe të mesëm). Bazuar në këto indikatorë, Shqipëria ka renditjen më të ulët krahasuar me vendet e rajonit tonë.Renditja e e këtyre vendeve është si vijon: Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 39, Serbia në vendin e 46, Mali I Zi në vendin 53, Maqedonia në vendin e 66.
Save the Children i bën thirrje qeverisë që të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë nga shkaqe të parandalueshme ose të trajtueshme apo t’i nënshtrohet dhunës. Asnjë fëmije të mos i grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar, shtatzënisë së hershme ose punës së detyruar, por fëmijëve t’iu mundësohet akses në sherbime cilesore dhe t’iu ofrohen mundësi për tu arsimuar dhe zhvilluar potencialet e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


[There are no radio stations in the database]