International Day of Children in street situation.

Written by on April 26, 2017

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, Rrjeti Shqiptar i Qendrave Ditore për fëmijë në Situate Rruge në partneritet me Save the Children, Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Bashkinë e Tiranës organizoi një aktivitet ndërgjegjësues, në Parkun Rinia, me mesazh “Mos dhuro para, dhuro kujdes”. Mbështetës të kësaj nisme dhe të pranishëm në aktivitet ishin Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Ministria e Punëve të Brëndshme.
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka falenderoi organizatat e Rrjetit Shqiptar të Qendrave Ditore për Fëmijë në Situate Rruge dhe shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjen e fëmijëve në situate rruge. Z.Andi Seferi, nën/Kryetar i Bashkisë vecoi modelin e suksesshëm të “Qendrës Ditore për fëmjët në situate rruge” të ngritur dhe të mbështetur nga Save the Children, nga viti 2009-2016, e cila tashmë ka kaluar nën menaxhimin dhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Aktiviteti vijoi me debutime teatrale të përgatitura dhe të shfaqura nga fëmijët, animacione dhe lojra të ndryshme argëtuese.
Në këte ditë të rëndësishme, Save the Children iu bën thirrje autoriteteve qendrore dhe lokale të përshpejtojnë përpjekjet dhe të garantojnë mbrojtjen dhe integrimin e fëmijëve në situate rruge dhe të familjeve të tyre; Koordinim të ndërhyrjeve të ofruara nga agjencitë shtetërore dhe joshtetërore për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh që fokusohen në forcimin e familjes; Rritje e buxheteve të nevojshme për njësitë vendore për mbrojtjen e fëmijëve; të sigurojnë akses në shërbime, arsim, shëndetësi, formim profesional për të rinjtë dhe prindërit si dhe punësimin e tyre; Promovim të programeve arsimore për fëmijët mbi rreziqet e abuzimit dhe shfrytëzimit; Rritje të investimeve për institucionet e përkujdesjes dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme, me fokus fëmijët në nevojë; Përmirësim të procedurave për të ndihmuar fëmijët në situatë rruge në raste emergjente si dhe zhvillim të kapaciteteve të profesionistëve të fushës për të mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe efektive në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në situatë rruge.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


[There are no radio stations in the database]